etriti


Lajmet sot


 

Barack Obama, president i SHBA-ve. Foto: AP

Barak Obama është fituesi i zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u bërë presidenti i parë afrikano-amerikan në historinë e këtij vendi. Demokrati Obama e tejkaloi ndjeshëm numrin e 270 votave elektorale, të nevojshme për fitoren. Ai ka siguruar 338 vota elektorale, ndërsa rivali i tij republikan, John McCain, mori 152 vota.

   
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer

Këshilli i Sigurimit diskuton për Kosovën më 11 nëntor

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit, kushtuar misionit civil të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) - që pritej të mbahej në fund të kësaj jave - është caktuar më 11 nëntor, është bërë e ditur të martën mbrëma në ueb-faqen zyrtare të OKB-së.Shefi i diplomacisë serbe, Vuk Jeremiq, këtë shtyrje të mbledhjes – që ishte paralajmëruar të mbahet më 7 nëntor – e ka arsyetuar me faktin se, “nuk janë plotësuar kushtet e Serbisë në lidhje me konfigurimin e UNMIK-ut”.
Ndërkaq, gjatë ditëve në vijim pritet të vazhdojnë bisedimet intensive në relacionin Bruksel-New York-Beograd-Prishtinë, për reformimin e pranisë ndërkombëtare në Kosovë

 

Tre të arrestuar nën akuzën për transplantim ilegal të organeve

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona nën akuzën transplantim ilegal të organeve njerëzore. Të arrestuar janë mjeku Lutfi Dervishi, urolog dhe Tunë Pervorfi, mjek, njëkohësisht punonjës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe menaxheri i klinikës private "Medikus", Alban Devishi.

 

 
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Tina Kaidanow

SHBA-të do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Tina Kaidanow, ka shprehur bindjen e saj se përkrahja e Washingtonit për Kosovën do vazhdojë, pa marrë parasysh se kush do të zgjidhet president i ri i SHBA-ve.Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë mbështetjen e tyre të fuqishme për Kosovën, pa marrë parasysh se kush do të zgjidhet fitues i garës presidenciale në shtetin amerikan, ka thënë ajo, gjatë një tubimi të organizuar nga Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë.

 

 

 

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu

Sejdiu: Nuk do të pranojmë asnjë kusht të Beogradit

Prishtina nuk do të pranojë asnjë kusht të Beogradit për vendosjen e misionit EULEX në Mitrovicë, ka deklaruar presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, në një intervistë për emisionin “Kontrast”.Presidenti Sejdiu tha se nuk do të pranohet asnjë dokument që nuk do të përmbushë vullnetin e kosovarëve.

 
Shefi i diplomacisë britanike, David Miliband

Vizita e Milibandit, sinjal i qartë i përkrahjes për qeverinë

Shefi i diplomacisë britanike, David Miliband viziton nesër Prishtinën. Ambasada Britanike në Prishtinë, ka njoftuar se vizita është një sinjal i qartë i përkrahjes së qeverisë britanike për qeverinë e Kosovës dhe përpjekjet e saj për të arritur objektivat e përbashkëta. Në njoftim thuhet se Britania e Madhe dëshiron ta shohë Kosovën në rrugën e saj kah integrimi euro-atlantik dhe se do vazhdojë të ndihmojë Kosovën për të tejkaluar pasojat e lëna nga konflikti.